Prokurori publik Ljubomir Joveski dhe prokurorja Vilma Ruskoska, sot në konferencë për shtyp thanë se arrestimet e djeshme të Spiro Ristovsit dhe Mile Janakieskit, kanë të bëjnë me hetimet për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Ruskovska tha se kanë siguruar dëshmi se personat e dyshuar të cilët siç tha, janë anëtarë të një partie, kanë vendosur në funksion gjithë strukturën e partisë për të organizuar ngjarjet e dhunshme në Kuvend, njofton Telegrafi Maqedoni.
Joveski dhe Ruskovska tha se do të vazhdojnë hetimet për të zbardhur deri në fund ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit.
I pyetur për zgjerim të hetimeve si dhe për dyshimet për përfshirjen e presidentit Ivanov, Ruskovska tha se hetimet do të zgjerohen nëse sigurohen dëshmi të sigurta për përfshirjen edhe të personave tjerë./Telegrafi/