Telegrafi

Joveski: Deri në këtë moment nuk ka bazë për procedurë disiplinore kundër Ruskovskës

Kryeprokurori, Ljubomir Joveski, tha që nuk kishte asnjë procedurë të hapur për SMS porosinë, të cilën prokurorja Vilma Ruskoska ua dërgoi gjyqtarëve që liruan Katica Janeva në arrest shtëpiak.

“Situata që u ngrit me porosinë e prokurores Ruskoska u shqyrtua nga Kolegjiumi i Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe Kolegjiumi edhe unë, si prokuror publik, konstatuam se deri në këtë moment nuk ka asnjë bazë për fillimin e procedurave disiplinore”, tha Joveski për AIM-në.

Ai tha se duhet të presim se çfarë përfundimi do të nxjerr Këshilli i Prokurorëve Publikë, të cilët po diskutojnë sot./Telegrafi/