Prokurori Publik, Ljubomir Joveski tha se lëndët e Prokurorisë Speciale Publike do të ndahen në prokurori dhe deri atëherë lëndët që janë në fazën e gjykimit do të mbesin tek prokurorët e PSP-së.
Prioritet, sipas Joveskit, do të jenë lëndët që janë në fazën e gjykimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai gjithashtu tha se nuk ka pengesa që ‘bombat’ të përdoren si dëshmi në procedurat para gjykatave.
“Ato dëshmi do t’i përdorim. Mbrojtja mund të ketë mendim ndryshe, ndërsa gjykatat do t’i sjellin vendimet”, theksoi shefi i Prokurorisë Publike.
Prej sot në mëngjes nisi procesi i marrjes së lëndëve të PSP-së në Prokurorinë Publike. Joveski tha se deri në fund të kësaj dite pritet të përfundojë i gjithë procesi.
“Pres që deri në fund të ditës, procesi i marrjes së lëndëve të përfundojë”, tha Joveski duke shtuar se nga java e ardhshme do të dakordohen për detajet taktike./Telegrafi/