Site icon Telegrafi

Jovanovski pret takim nga kryeministri Kovaçevski për ta zgjidhur problemin me autobusët në Shkup

Drejtori i ndërmarrjes private “Slloboda prevoz”, Lenin Jovanovski u shpreh se vazhdojnë me kërkesat e tyre dhe se duhet të pranohen në takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, nëse nuk ka zgjidhje pas takimit me kryeministrit, opsionet janë revoltë qytetare dhe protestat do të vazhdojnë.

“Ne mbesim me kërkesat tona dhe presim takim me kryeministrim në cilën do formë të jetë. Ne do t’i publikojmë dëshmitë dhe faktet deri te organi më i lartë shtetëror se çfarë ka ndodhur me transportin publik”, u shpreh Jovanovski.

Ndryshe, transportuesit me javë tashmë protestojnë për shkak të mospagesës ndaj tyre, kurse një nga kërkesat e tyre është marrja e kompetencave nga Qyteti i Shkupit në Qeveri./Telegrafi/

Exit mobile version