Telegrafi

Jovanovski: Nuk do të lejojmë realizim të planeve që janë në dëm të interesave shtetërore

OBRM-PDUKM-ja sot njoftoi nuk do të lejojë që LSDM-ja përmes relativizimeve dhe anashkalimeve të Kushtetutës dhe ligjeve, të realizojë plane në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kërsto Jovanovski në konferencën për shtyp tha se, opinioni mbetet i shqetësuar edhe përkundër garancave të nënshkruara nga Zoran Zaevi, pasi sipas tij, partnerët e koalicionit të LSDM-së mbeten pas Deklaratës së përbashkët dhe planifikojnë t’i realizojnë dispozitat në të.

Jovanovski tha se, këtë e ka konfirmuar edhe Oliver Spasovski, që sipas tij, ka thënë se Deklarata e Tiranës ekziston dhe se secili ka qëndrimet e tij, por bashkërisht do të dakordohen për të mirën e Maqedonisë./Telegrafi/