Klinika për gjinekologji deklaron se nuk kanë vdekje të fëmijëve të lindur në kohë, por të lindur para kohe, nga java gestinacionale e 22 deri 36 .
Siç u tha në konferencën e sotme me gazetarët, qytetarët duhet ta dinë njëherë e përgjithmonë dhe të hiqet frika, veçanërisht tek nënat e reja, se në këtë spital vdiset, citon Telegrafi Maqedoni.
Sipas drejtorit të Klinikës, Viktorija Jovanovska, në tre mujorin e parë të këtij viti kanë vdekur 35 fëmijë prej të cilave 10 të lindur në mes javëve të 22 deri 25 ose në muajin e pestë të shtatzanisë së nënave.
“Bëhet fjalë për fetus ekstrem të papjekur në të cilat ekziston dilema etike se a duhet të animohet. Organet e tyre (veshkat, mëlçia, sistemi i gjakut, mendja) janë të papjekura, ndërsa dhe nuk kanë asnjëfarë mbrojtje nga infektimet, përkujton Jovanovska.
Sukses me këto foshnje nuk kanë asnjë vend tjetër në botë, potencon ajo. /Telegrafi/