Telegrafi

Jovanovski lirohet, Mukoski do të vazhdojë me paraburgim

Të përfshirët në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më herët kanë parashtruar ankesa për arrestimet dhe paraburgimet.

Aktori Vllado Jovanovski pas dy muajve vuajtje dënimi në ”Shutkë” sot ka dalë nga paraburgimi dhe i njejti do të ketë masën burg shtëpiak. Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Krsto Mukoski, i cili gjithashtu është në paraburgim nuk e kishte fatin e bashkëpartiakut të tij, Jovanovski. Ai duhet të qëndrojë në burg, edhe pse u ankua për shëndet të dëmtuar. /Telegrafi/