Telegrafi

Jovanovski: Ku ta denoncoj Vilma Ruskovskën për korrupsion prej katër milionë euro

Foto: AIM

I akuzuari i parë në rastin ‘Haraçi’, Bojan Jovanovski – Boki 13 në seancën e sotme gjyqësore tha se ka pasur dëshmi për krim e që ka ndërlidhje me prokuroren Vilma Ruskovska.

“A ta denoncoj Vilma Ruskovskën te prokurorja Vilma Ruskovska? Ku ta paraqes personin Vilma Ruskovska për korrupsion prej katër milionë euro e që kam dëshmi për këtë”, pyeti Jovanovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë shkak, ai kërkoi që Ruskovska të mos jetë prokurore në rastin ‘Haraçi. Jovanovski nuk sqaroi për çka bëhet fjalë dhe i kërkoi këshilli gjyqtares Vaska Nikolovska Masevska se ku dhe si të denoncojë. Gjyqtarja u përgjigj se për ;do denoncim dhe dëshmi duhet t’i dorëzojë në prokurori.

“Ajo që kisha dashur të them para kësaj gjykate është se bashkërisht me mbrojtjen time duhet të ngris edhe 19 aktpadi penale”, tha Jovanovski./Telegrafi/