Kjo nuk është hera e parë që ekonomia e Maqedonisë e ka vënë veten në një situatë të tillë, gjegjësisht të ketë pasoja. Ishte e ngjashme si në vitin 2008 me krizën financiare. Ajo që ka më shumë rëndësi tani është besimi. Ajo që përkeqëson më tej situatën ekonomike është se ne kemi një kombinim të coronavirusit dhe qeverisë teknike në të njëjtën kohë, tha Zoran Jovanovski nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
“Gjithçka që është interes partiak të lihet mënjanë dhe të na udhëheq arsyeja. Të gjitha informacionet në lidhje me coronavirusin të procedohen dhe të jenë në dispozicion të opinionit. Qetësia duhet të ruhet dhe nuk duhet të bëhet panik”, thotë Jovanovski.
Sa i përket masës për ata që kanë fëmijë më të vegjël se 10 vjet, një prind duhet të lirohet nga puna dhe të qëndrojë në shtëpi, Jovanovski thotë se kjo masë është e detyrueshme për punonjësit e sektorit publik, ndërsa për atë privat është vetëm një rekomandim. Punëdhënësit duhet të vendosin vetë se çfarë është më e mira për biznesin dhe shëndetin e punonjësve./Telegrafi/