Bojan Jovanovski, babai i tij Mile dhe asistentja Hristina Bllazhevska sot duhet të shkojnë për marrje në pyetje te prokurorja Vilma Ruskovska, për rastin lidhur me “Lidhjen Ndërkombëtare” që e udhëheq Prokuroria për organizim kriminal dhe korrupsionit.
Para tyre, dëshmi kanë dhënë Jasna Mandiq e cila ishte zëvendëse e Bojan Joavnovski dhe deputetja Frosina Remenski e cila është anëtare nderi e “Lidhjes Ndërkombëtare”.
Hetimi për rastin nuk ka përfunduar, ndërsa të dyshuarit javën e kaluar kryen kontrolle të dëshmive që të përgatiten për dëshmi.
Prokuroria për të dyshuarit ka hapur procedurë për kryerjen e veprës penale “mashtrim” dhe “larje parash”./Telegrafi/