Site icon Telegrafi

Jovanoviq: Rritja e pagës minimale rrit produktivitetin e punëtorëve dhe firmave

Profesori Branimir Jovanoviq në emisionin “24 analiza” tha se paga minimale gjithmonë ka shërbyer si instrument për kujdesin e punëtorëve.

“Gjithmonë ka qenë masë kontradiktore që ka pasur kundërshtarë. Është mjet për t’i mbrojtur punëtorët dhe sot kundërshtarë të kësaj mase thonë se nëse rritet paga, do të ulet rezultati i frimave. Ne në stdimin që e publikuam javën e kaluar i analizuam rezultatet e rritjes së pagës minimale në vitin 2017 ku nga 9.500 denarë u rrit në 12.000 denarë”, tha Jovanoviq.

Ai theksoi se hulumtimi ka treguar se rritja e pagës minimale nuk ka efekte negative ndaj firmave dhe nuk lëshon nga puna punëtorë dhe as që zvogëlohet produktiviteti.

“Paga minimale e rriti produktivitetin e punëtorëve dhe firmave”, tha Jovanoviq./Telegrafi/

Exit mobile version