Site icon Telegrafi

Jovanoviq për partinë e Dimitar Apasiev: Është e djathtë ekstreme

Profesori universitar, Branimir Jovanoviq për TV 24 u shpreh i shqetësuar që deklarata e parë e Dimitar Apasiev pasi u zgjodh deputet ka qenë “të gjithëve do t’ju qëllojmë”.

“Edhe më shqetësuese është për shkak se nuk është hera e parë që ai njeri të thotë deklarata të tilla. Ai vazhdimisht gjatë viteve ka dhënë deklarata ku bën thirrje për dhunë, respektivisht deklarata agresive. Vazhdimisht flet për varje”, thotë Jovanoviq duke thënë se para disa ditësh, po i njëjti person, pra Dimitar Apasiev ka pasur status agresiv ndaj një gazetare dhe ndaj një gruaje myslimane, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Jovanoviq, E majta mund të forcohet nëse nuk ka opsion të vërettë të majtë, që do ta demaskojë, përkatësisht do ta shfaq fytyrën e vërtetë të, siç e thotë ai, të ashtuquajturës E majta.

“Do të dëshmojë se kjo nuk është e majtë, por kjo parti është e djathtë ekstreme”, thotë Jovanoviq./Telegrafi/

Exit mobile version