Site icon Telegrafi

Jovanoviq: E majta e Dimitar Apasievit duhet të riemërohet në E djathta

Profesori Branimir Jovanoviq në intervistën e tij për emisionin “Vo centar” analizoi politikën e partisë E majta të Dimitar Apasievit.

“Partia “E majta”, sot në Maqedoni është e djathtë dhe e djathtë ekstreme. Kjo parti në Maqedoni është si partia e Le Pen në Francë”, tha Jovanoviq.

Sipas tij, problemi me këtë parti është që Dimitar Apasiev e ka marrë këtë parti dhe ka vendosur veten për kryetar parti.

“Ne kishim vendimmarrje kolektive, nuk kishim kryetar. Ai i hoqi këto dhe u shpall për kryetar”, theksoi Jovanoviq i cili më herët ka qenë anëtar i kësaj partie.

Sipas tij, kjo parti duhet të riemërohet nga E majta në Partia e djahtë ashtu siç i ngjan./Telegrafi/

Exit mobile version