Drejtori i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik (FIZHT), Jovan Despotovski, ka njoftuar se është infektuar me COVID-19.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shkruan se Fondi do të vazhdojë të punojë pa ndërprerë, ndërsa do të testohen të gjithë të punësuar.
“Ndihem mirë, dhe nga shtëpia i kryej të gjitha aktivitetet dhe përgjegjësitë aktuale. Në të njëjtën kohë, dua të theksoj se sipas të gjitha protokolleve, FZHTI do të vazhdojë të funksionojë normalisht sepse që nga fillimi Fondi punon në ndërrime të ndryshme dhe në një masë të madhe digjitale, dmth pa kontakte fizike shtesë”, shkruan mes tjerash Despotovski.
Ai i falënderon punonjësit shëndetësor për kujdesin, si dhe kërkon nga qytetarët t’i respektojnë masat./Telegrafi/