Site icon Telegrafi

Jotova: BE gaboi shumë që la Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të presin deri në tetor

Nënkryetarja e Bullgarisë, Ilijana Jotova për ‘BNT’ tha se “Bashkimi Evropian bëri gabim të madh me anulimin e vendimit për fillim të bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për tetor”.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbetën të zhgënjyera. Jam e bindur se Bashkimi Evropian nuk mund të pretendojë të jetë lider botëror, të ndërhyjë dhe parandalojë konflikte të ndryshme, nuk mund të ulet si partner i barabartë me të mëdhenjtë nëse nuk siguron që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e zgjerimit politik të BE-së”, tha Joteva, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo theksoi se Maqedonia e Veriut dha përpjekje të mëdha për të nisur bisedimet dhe se kryeministri Zoran Zaev ka dhënë premtimi para qytetarëve, por edhe se liderët evropian i kanë dhënë premtime Zaevit dhe Maqedonisë.

“Mendoj se BE bëri gabim të madh që anuloi vendimin për në tetor”, theksoi Joteva duke shpresuar se në tetor Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marrin datën për nisjen e bisedimeve me BE-në./Telegrafi/

Exit mobile version