Site icon Telegrafi

Jotova: Fillimi i vërtetë i negociatave të RMV-së me BE-në bëhet me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

Fillimi i vërtetë i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në do të jetë kur bullgarët të përfshihen si komb shtetformues në Kushtetutën e vendit, tha nënpresidentja bullgare Iljana Jotova në një intervistë për “Alsat”.

“Derisa të plotësohet ky kusht, nuk mund të ketë përparim në praktikë”, tha Jotova dhe theksoi se Bullgaria pret nga Shkupi përshpejtim të procesit dhe punës së Komisionit të Përbashkët për Histori.

“Këtu në Ballkan ne kemi një të ardhme të përbashkët, ajo është e ardhmja jonë evropiane dhe gjithçka tjetër mund dhe duhet të zgjidhet”, ka theksuar Jotova.

Nënkryetarja e Bullgarisë shprehu kënaqësinë që Maqedonia u distancua nga hapja e klubit privat kulturor maqedonas në Blagoevgrad dhe përgëzoi politikanët në vend që dënuan djegien e klubit kulturor bullgar “Ivan Mihajllov” në Manastir dhe sulmet ndaj klubeve tjera kulturore./Telegrafi/

Exit mobile version