Site icon Telegrafi

Jota zbulon se deklarata e Ronaldos me keçapin e ndihmoi të kapërcejë krizën më të madhe të karrierës

Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, ka folur për Sky Sports, duke treguar se deklarata e bashkatdhetarit të tij Cristiano Ronaldo ishte një inkurajim për të në një krizë të karakterizuar nga lëndimet dhe probleme me gjetjen e formës së duhur.

Para disa vitesh, Ronaldo i shpjegoi Jotës, duke përdorur shembullin e keçap, se si të kapërcehet kriza e shënimit të golave ​​dhe në mënyrë shumë simbolike.

“Të shënosh gola është si hapja e keçapit, kur del pika e parë del e gjitha” , besohet t’i  ketë thënë Ronaldo shokut të tij Jotas.

“Kjo është një fjali që Ronaldo tha dhe më ka mbetur në mendje gjatë gjithë këtyre viteve. Mendoj se futbolli është i paparashikueshëm dhe këto janë gjërat që ne duam në këtë lojë futbolli. Gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt”, ka treguar Jota.

Në vitin 2020, Jota erdhi në Liverpool nga Wolves për 45 milionë euro dhe këtë sezon shënoi dy gola në 20 ndeshje të luajtura.

Lexo po ashtu Avokati saudit bën thirrje që Ronaldo të "arrestohet dhe të depërtohet" pas gjestit të shëmtuar, pretendon se është paraqitur padi

Që nga tetori i vitit të kaluar, ai ishte jashtë fushës për shkak të një dëmtimi dhe humbi paraqitjen në Kampionatin Botëror të Katarit./Telegrafi/

Exit mobile version