Site icon Telegrafi

Josko Gvardiol: Një ditë Guardiola ‘kishte një ëndërr’ dhe ndryshoi sistemin te Man City

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Josko Gvardiol, ka zbuluar admirimin e tij për Pep Guardiolën dhe ka dhënë një shembull të gjenialitetit të tij të çmendur.

Duke folur për mediat e klubit, ai zbuloi: “Ai është një gjeni, jeton për sportin. Një ditë, ai erdhi në takimin tonë, ne po planifikonim diçka gjatë gjithë javës, si do të luanim”.

“Por, atë ditë ai tha: ‘Unë pata një ëndërr, dhe ai ndryshoi sistemin, e dija se e donte vërtet atë”.

“Ajo që më pëlqen është se ai është një person dhe është një trajner që i pëlqen të të ndihmojë”.

“Atij i pëlqen të flasë për futbollin, për sistemin, mënyrën se si luajmë. Unë do të thoja se kjo është ajo që bën dallimin nga trajnerët e tjerë”, ka shtuar kroati.

Gvardiol është bërë lojtar i rregullt i skuadrës së parë nën drejtimin e Guardiolës në Man City që prej mbërritjes sezonin e kaluar.

Ai i ndihmoi ata të fitonin titullin e Ligës Premier 2023/24 , duke shënuar katër gola dhe duke i ndihmuar ata të mbanin portën e paprekur në 28 ndeshje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version