Telegrafi

Josipovic: Ekonomia kroate është lënë pas dore

Josipovic theksoi se investimet në sferën e shkencës, arsimit dhe teknologjive të reja janë thelbësore për zhvillimin, përparimin dhe daljen nga kriza.

Josipoviç i vlerësoi si shqetësuese tendencat për rritjen e deficitit buxhetor prej 4,2 për qind nga BDP-ja, si dhe rritja e borxhit të brendshëm dhe të jashtëm.

Në të njëjtën kohë, presidenti kroat shprehu kënaqësi se me rishikimin e buxhetit, pagat dhe pensionet nuk do të ulen. /Telegrafi/