Josip Ilicic kishte një natë magjike në “Mestalla” duke shënuar katër gola që ia siguroi fitore Atalantas ndaj Valencias.
Sulmues slloven me katër gola e shënuar është futur në historikun e Ligës së Kampionëve.
Ai është 32 vjeç dhe me këtë u bë futbollisti më i vjetër në Ligës së Kampionëve që ka shënuar tri e më shumë gola në terrenin mysafirë.
Ai me katër gola e shënuara u bashkohet emrave si Robert Lewnadowski, Serge Gnabry, Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic, Mario Gomez, Bafetimbi Gomis e Lionel Messi.
Që të gjithë kanë shënuan nga katër gola në një sfidë në Ligën e Kampionëve.
Rekordin me pesë gola në një përballje të Ligës së Kampionëve është ende në pronë të Luiz Adrianos.
Ai e bëri këtë në sfidën Bate Borisov – Shakhtar, në vitin 2014 (0-7). /Telegrafi/