Nuk bëhet fjalë për një transferim te ndonjë klub kosovar, mirëpo Joshua është larguar për tu transferuar në Izrael. Një gjë të tillë, e ka njoftuar vetë Joshua, përmes një bisede për ‘Tribuna Shqiptare’.
“Po, është e vërtet. Jam duke u larguar. Do të transferohem në Izrael. Do të bashkohem me skuadrën Maccabi Beer Yaakov”, u shpreh basketbollisti amerikan.
“Kam fituar përshtypje mjaft të mirë. Më ka pëlqyer Kosova. Prishtina është një qytet i mirë dhe u kënaqa duke luajtur me RTV 21-shin. Ata më trajtuan mua shumë mirë këtu”, ka thënë Joshua për ‘Tribuna Shqiptare’./Telegrafi/