Site icon Telegrafi

Joshua Kimmich, shpallet futbollist i vitit 2017 në Gjermani

Joshua Kimmich, futbollisti i Bayern Munichut, është shpallur lojtar i vitit i Gjermanisë për vitin 2017.

Kështu së paku ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB), e cila njoftimin e ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Mbrojtësi 22-vjeçar në këtë formë ka lënë pas Julian Draxlerin të Paris Saint-Germain dhe portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.

Futbollisti ka marrë mbi njëzetmijë vota nga gjithsej 52,761 sipas një sondazhi të bërë në ueb-faqen e dfb.de.

Lojtari deri më tani ka 25 paraqitje për kombëtaren gjermane duke shënuar tre gola

Kimmich ishte pothuajse në çdo ndeshje të Bayern Munichut duke lënë pas Franz Beckenbauerin me 24 paraqitje të njëpasnjëshme për Gjermaninë, vetëm dhjetë më pak se rekorderi Berti Vogts.

Ai tashmë po bart shiritin e kapitenit të kombëtares gjermane dhe ky çmim i fundit është njohja më e madhe në karrierë deri më tani për futbollistin.

Ndryshe, futbollisti deri më tani ka pasur 67 paraqitje për bavarezët ndërsa ka shënuar shtatë gola. /Telegrafi/

Exit mobile version