Megjithatë, Armani mbetet përzgjedhja e një pamje të rafinuar dhe njëkohësisht seksi. Por, si të kemi këtë pamje? Normalisht përpara se të zgjidhni duhet të dini cila pamje dhe cilat ngjyra ju përshtaten. Sekreti i këtij grimi është baza, pra tek tonaliteti që do i jepni lëkurës. Përhapja me shumë kujdes e tij është kryesorja.
Megan këshillon që për fytyrat e zbehta duhen theksuar vetullat me një laps në ngjyrë të kaftë. Shumë pak ashpërsi në faqe dhe një alternim i ngjyrave të errëta tek sytë. Këto ngjyra të errëta tek sytë jonë tipike karakterizuese të zbukurimit që përzgjedh Armani.
Duke ndjekur këtë procedurë, përzgjedhja e buzëkuqit duhet të jetë e hapur, rreth bezhës, portokallies së hapur apo kafes së lehtë. Kush dëshiron shkëlqim mund t’ia shtojë përsipër buzëkuqit mot. /Telegrafi/