Josh Warrington do ta mbrojë titullin në kategorinë e peshave të lehta për herën e dytë, në meçin ndaj Kid Galahad, me të cilin do të përballet nesër (16 qershor).
Boksieri nga Leeds ka disa përparësi ndaj kundërshtarit të tij, duke ditur se do ta mbrojë titullin e kampionit, mirëpo edhe që konsiderohet favorit në letër.
Warrington e fitoi brezin e peshave të lehta, derisa e kishte mposhtur Lee Selbyn në Elland Road, ndërsa e kishte dominuar përballjen ndaj Carl Frampton në dhjetorin e vitit të kaluar.
Boksieri britanik është aktualisht i pamposhtur, ndërsa në mbrëmje shpreson që ta vazhdojë këtë ecuri edhe ndaj Galahadit. Përballja në mes të dy boksierëve do të fillojë në ora 00:00 sipas kohës tonë lokale.
Galahad e ka të ‘shkatërruar’ reputacionin në boks, pasi që në vitin 2014 kishte dështuar t’i kalonte testet anti-doping, duke u suspenduar për dy vite.
Përballja në mbrëmje ndaj Warringtonit do të thotë për të edhe rikthim në boks pas atij veprimi të tmerrshëm, por edhe që do të tentojë ta fitojë titullin kampion të peshave të lehta. /Telegrafi/