Josh Martin është lojtari më i mirë i xhiros 12 në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Qendra e Ponte Prizrenit ka dëshmuar lojëra të mira, ku ndihmoi skuadrën e tij të shënojë shtatë fitore radhazi, derisa prizrenasit kanë nëntë fitore dhe tri humbje në elitë.
Fitorja e fundit ishte në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 70-80.
Në këtë ndeshje, Martin kishte 18 pikë e 18 kërcime, kurse shtoi edhe pesë asistime, një top të vjedhur dhe një bllokadë. Ai kishte një indeks prej 31.
Ndërkohë, Top-5 shënuesit e xhiros së 12-të janë: Sean Hoehn i Bashkimit me 30 pikë, Devonte Jackson i Vëllaznimit me 27, Marko Peroviq i Pejës me 26, Marvin Jones i Rahovecit me 24 dhe Arti Hajdari i Ponte Prizrenit me 23.