Telegrafi

Josh Duhamel në lidhje me aktoren Eiza Gonzalez

HOLLYWOOD, CA - FEBRUARY 22: Josh Duhamel arrives to the Los Angeles premiere of USA Network's "Unsolved: The Murders Of Tupac And The Notorious B.I.G." held at Avalon on February 22, 2018 in Hollywood, California. (Photo by Michael Tran/FilmMagic)

Para pesë muajve njoftoi shkurorëzimin me bashkëshorten, e cila njëkohësisht është edhe këngëtare, Fergie.

Tashmë aktori duket se ka gjetur ngushëllim tek një femër 17 vjet më e re se aktori 45-vjeçar.

Josh Duhamel po raportohet se ka nisur një lidhje të re, shkruan revista amerikane “US Weekly”.

Josh duhamel dhe Fergie

Sipas kësaj të fundit, aktori amerikan ka nisur lidhjen me këngëtaren dhe aktoren Eiza Gonzalez.

Dyshja thuhet se janë njoftuar gjatë një ndeje të organizuar prej Jennifer Lopezit me rastin e finales së futbollit amerikan, i njohur edhe si Super Bowl.

Një burim i ka thënë revistës se dyshja kanë qenë afër njëri-tjetrit gjatë tërë mbrëmjes dhe se aktori ia ka kërkuar numrin e telefonit. Që prej asaj kohe çifti i ri ka nisur takimet dhe i janë shmangur vëmendjes së mediave.

Ndryshe, te dytë do t’i shohim edhe këtë vit në projekte të ndryshme filmike. /Telegrafi/