Site icon Telegrafi

Josh Duhamel martohet me ‘Miss World America’ Audra Mari

Çifti i famshëm, Josh Duhamel dhe Audra Mari u martuan të shtunën (10 shtator) në kishën Olivet Lutheran në Fargo, Dakota e Veriut.

Ylli i “Transformers”, 49 vjeç dhe ish-‘Miss World America’, 28 vjeçe, u martuan dhe më pas hipën në një veturë kabrio të kuqe duke shëtitur nëpër qytet për të festuar.

Pas dasmës së tyre intime, të porsamartuarit u ndalën në një bar të quajtur “Duffy’s Tavern” për të shënuar këtë rast me disa pije me miqtë.

Lokali ngarkoi fotot e nuses me fustan të bardhë dhe dhëndrit me kostum të zi kombinuar me këmishë të bardhë në faqen e tyre në Facebook, shkruan DailyMail.

Chris Litton, pronari i lokalit, i tha TMZ se kur Josh dhe Audra u ndalën me disa miq të tjerë, ndalesa dukej e rastësishme dhe pa stres.

Dy fotot që taverna shpërndau në faqen e saj tregonin të porsamartuarit duke qëndruar pranë njëri-tjetrit duke buzëqeshur dhe pirë disa pije për të nisur festën e tyre të martesës.

Një foto e dytë tregoi çiftin të ulur në pjesën e pasme të një kabrio të kuqe ndërsa po shkonin për në destinacionin e tyre të ardhshëm.

Josh postoi një ‘selfie’ në InstaStory të premten (9 shtator) i cili ndodhej në qytetin ku të dy u martuan të shtunën.

Aktori i Hollyëoodit dhe ‘Miss World America 2016’ u lidhën për herë të parë publikisht si çift në tetor 2019.

Pas gati dy vitesh lidhje, Josh i propozoi në janar të këtij viti në një vend romantik plazhi.

Aktori i njohur ishte i martuar më parë me këngëtaren Fergie. Të dy filluan të takoheshin vite më parë në 2004 dhe u martuan pesë vjet më vonë në 2009.

Ish-çifti bashkë kanë një djalë, Axl, pas ndarjes në vitin 2017, divorci i tyre u finalizua në vitin 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version