Josef Martinez është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Major League Soccer pas paraqitjeve të tij fantastike me Atlantan.
Ai ka oferta që të kthehet në Evropë, por që nuk mendon se është momenti.
Golashënuesi më i mirë i sezonit me plot 31 gola ka patur oferta nga Spanja dhe Anglia.
Arsenali dhe Sevilla ofronin 15 milionë euro për sulmuesin nga Venezuela, por ai preferoi të vazhdonte sezonin në SHBA.
Ai në atë kohë tha se dëshiron të qëndrojë aty ku e duan dhe e vlerësojnë.
Të njëjta oferta ende vlejnë, por ai ka vendosur të qëndrojë edhe një vit në klubin e Atlantas.
Ai ka luajtur më parë në Itali te Torino, ndërsa kishte bërë karrierë edhe në Zvicër me Thun e Young Boys.
Martinez prej se është bashkuar me Atalanta Unitedin ka shënuar 45 gola në 51 ndeshje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=sSPzFqSSWAE