Telegrafi

Jose Mourinho zbulon numrin e transferimeve që do t’i bëjë në verë

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka folur për përforcimet që do t’i bëjë në verë.

Portugezi mori verën e shkuar ofroi Paul Pogban, Zlatan Ibrahimovicin, Henrikh Mkhitaryanin dhe Eric Baillyn.

Sipas tij njëjtë do të bëjë edhe në këtë verë që po vije.

“Sikur çdo skuadër, edhe kjo ka nevojë për ndryshime. Ne po ashtu e dimë se kjo skuadër ka potencial, kemi lojtarë shumë të mirë dhe shumë prej tyre janë në moshë të mirë”.

“Ju e dini që ne preferojmë të sjellim, dy, tre ose katër lojtarë, por lojtarë të mirë”.

“Jemi stabil dhe vera do të jetë e lehtë. Disa lojtarë do të largohen e disa do të vijnë. Është e natyrshme”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/