Telegrafi

Jose Mourinho “thyen heshtjen” pas raportimeve se do bëhet trajner i Fenerbahces

Jose Mourinho ka thyer heshtjen në rrjetet sociale mes raportimeve se që nga sezoni i ardhshëm do të jetë në krye të Fenerbahces.

Mourinho pritet të rikthehet sërish në zejen e trajnerit, teksa gazetari italian Gianluca Di Marzio ka pretenduar se portugezi do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me gjigantin turk.

Ai ende nuk ka mbërritur në Turqi, por pjesa e kontratave pritet që të finalizohet në një marrëveshje e cila do të përfshijë opsionin e zgjatjes së marrëveshjes edhe për 12 muaj të tjerë.

Para se të bëhet njoftimi zyrtar nga ana e klubit, Mourinho ka lëshuar një përditësim rreth të ardhmes së tij përmes një postimi “të fshehtë” në Instagram.

Përmes një story të publikuar, ai ka ndarë fotografinë e dy valixheve të tij duke lënë të aludohet se do të udhëtojë diku së shpejti.

Lexo po ashtu Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Mourinho duket se ka paralajmëruar udhëtimin e tij në Londër, pasi do të jetë pjesë e TNT Sports për të dhënë mendimin e tij në lidhje me finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Dortmundit.

Dy herë fituesi i Ligës së Kampionëve do të dhurojë mendimin e tij së bashku me Rio Ferdinand, Owen Hargreaves dhe Steve McManaman.

Portugezi më herët e kishte fituar këtë garë me Porton në vitin 2004 dhe me Interin në vitin 2010.

Ai pritet që ta udhëheq Fenerbahcen ne Ligën e Kampionëve që nga sezoni i ardhshëm pasi këta të fundit u pozicionuan në pozitën e dytë në Superligën e Turqisë këtë sezon./Telegrafi/