Site icon Telegrafi

Jose Mourinho thumbon gjyqtarët italianë dhe Juventusin: Dikush duhet të përsëriste penalltinë e tij, e një tjetër jo

Jose Mourinho nuk përton të hap debat, ndërsa së fundmi ka bërë një gjë të tillë me Juventusin.

Trajneri i Romës ka bërë një postim në “Instagram”, duke krahasur penalltinë e skuadrës së tij dhe atë të Juventusit ndaj Zenit.

“Dikush duhet të përsëriste penalltinë e tij, e një tjetër jo. Gjejeni se për kë e kam fjalën”, ka shkruar Jose duke ia bashkangjitur edhe dy foto.

 

Në foto është Jordan Veretout, i cili dështoi t’i shënonte ndaj Juventusit nga pika e penalltisë në ndeshjen e kampionatit që bardhezinjtë fituan 1-0 më 17 tetor.

Në foto dallohen lehtësisht që disa lojtarë janë futur brenda zonës përpara se francezi të godiste topin.

Penalltia duhej përsëritur, një gjë e tillë nuk ndodhi, në ndryshim nga ndeshja që Juventusi luajti mbrëmjen e kaluar përballë Zenit në Ligën e Kampionëve.

Paulo Dybala dështoi herën e parë kundër portierit rus, por gjyqtari kryesor pa futjen e lojtarëve në zonë dhe e përsëriti penalltinë, me argjentinasin që nuk gaboi në herën e dytë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=var9r8dixN8&ab_channel=storka8818

Exit mobile version