Puna promovuese e ka dërguar Jose Mourinho deri në Rusi ku të hënën e pësoi edhe një incident ku u rrëzua në pistën mbi akull në një ndeshje hokeji.
Ish- trajneri i Manchester United, ishte fytyra e hapje e ndeshjes.
Mourinho ishte në Balashikha, pranë Moskës, si mysafir special në një ndeshjes mes klubeve SKA dhe Avangard.
Megjithatë, ai u bë laj lajm për rrëzimin e tij, ku pasi e hodhi topin për ta filluar ndeshjen, u rrëzua duke rrëshqitur mbi tepihun që ishte mbi akull, ndërsa u ndihmua nga lojtari legjendar rus Pavel Datsyuk për tu ngritur në këmbë.
Jose Mourinho was a special guest at the SKA – Avangard game. Something went really wrong at the opening face-off. Pavel Datsyuk saved The Special One pic.twitter.com/I6SBRpobxi
— Igor Eronko (@IgorEronko) February 4, 2019
Momenti qesharak u kap nga kamerat, dhe u postua në mediat sociale dhe shpejt mori vëmendjen e tifozëve të futbollit dhe më gjerë.
Mourinho, i cili kaloi muajin e shkuar filloi punon për beIN Sports në Katar si analist, ishte zbuluar gjatë ditës që ishte në Rusi këtë promovim.
Ai ka thënë se do të pushojë pak që ta marr një klub në menaxhim.
Ky nuk është rrëzimi më i keq i Mourinhos, pasi në vitin që shkoi ai ka pasur një rrëzim të njëjtë mbi tepihun e kuq.
This was Jose Mourinho rocking up to Wembley Stadium last night: https://t.co/Lt9tQP95Fzpic.twitter.com/yMdOfUn2GH
— ESPN FC (@ESPNFC) September 9, 2018
Ai ishte rrëzuar në Wembley në ndeshjen Angli – Spanjë në shtator. /Telegrafi/