Telegrafi

Jose Mourinho me Romën e nis me fitore në fushën e vështirë të Trabzonspor

Roma ka shënuar fitore ndaj Tranbzonspor (2-1) në kuadër të ndeshjes play-off për Ligën e Coferencave.

Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare e Jose Mourinhos si trajneri i Romës, duke bërë një start të mirë.

Romakët e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar disa herë, por pjesa e parë nuk soli gola.

Në pjesën e dytë pamë tre gola.  Fillimisht shënoi Lorenzo Pellegrini i cili kthen në gol një asistim të Henrikh Mkhitaryan për 1-0.

Por Tranbzonspor nuk u dorëzuan dhe ishte Andreas Cornelius ai që barazoi shifrat pas një asistimi të Bruno Peres.

Fitoren Romës dhe Jose Mourinhos ia solli Eldor Shomurodov që shënoi në minutën e 81-të.

Roma ka marr një rezultat shumë të mirë nga ndeshja e parë, duke bërë një hap gjigant drejt fazës së grupeve. /Telegrafi/