Mediat në Angli vazhdojnë të thonë se Evertoni si zgjedhje të parë pas largimit të Rafa Benitez e kanë trajnerin e Romës, Jose Mourinhon.
Klubi i Ligës Premier shkarkoi Benitezin gjatë fundjavës dhe për momentin ka emëruar Duncan Ferguson si trajner të përkohshëm.
Sipas Sky Sports UK, drejtorët e Evertonit mbeten të bindur se Mourinho është zgjedhja e tyre e parë për të marrë drejtimin e skuadrës.
🚨 BREAKING: Jose Mourinho is under consideration to become the next Everton manager. pic.twitter.com/1WbtyeY6kw
— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 18, 2022
Megjithatë, Mourinho sapo iu është bashkuar Romës gjatë verës me një kontratë trevjeçare dhe nuk ka synim të largohet nga “Stadio Olimpico”.
🚨 UPDATE: Jose Mourinho is committed to the job he has begun at Roma and will not consider any offer from Everton at the moment. pic.twitter.com/EQhFkWz04W
— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 18, 2022
Giallorossët janë të zënë me formimin e skuadrës, pasi kanë sjellë Ainsley Maitland-Niles dhe Sergio Oliviera në afatin kalimtar të janarit dhe emra tjerë pritet të vijnë. /Telegrafi/