Sipas thashethemeve të fundit, të transmetuara nga The Guardian, Jose Mourinho është në garë për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Everton.
Toffees janë në vendin e 16-të në renditjen e Ligës Premier – vetëm një pikë mbi tri të fundit.
Tani, Mourinho është shfaqur si pretendent për të zëvendësuar Sean Dyche, i cili pritet të shkarkohet pas marrjes së Friedkin Group.
Mourinho ka drejtuar Chelsean (dy periudha) dhe Manchester United më parë në Ligën Premier.
Special One kishte edhe një periudhë të shkurtër te Tottenhami, klubi i vetëm ku nuk arriti të fitonte trofe.
Friedkin Group janë pronar edhe të AS Roma, andaj ishin personat kryesor që e angazhuan tek Giallorossët, duke fituar trofeun e parë evropian me portugezin, Ligën e Konferencës. /Telegrafi/