Telegrafi

Jose Mourinho për Kobe Bryant: Personat që nuk ndanin principet e njëjta me të nuk e kuptonin

Jose Mourinho para disa javësh kishte folur për Kobe Bryant dhe karrierën e tij.

Legjenda e basketbollit ndërroi jetë në aksident me helikopterin e tij personal, aty ku ishte vajza e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

Trajneri portugez ka thënë se nuk ka rëndësi se çfarë sporti shikon, por Bryant ishte një ikonë dhe inspirues për gjeneratat pas tij.

Lexo po ashtu Rrëfimi mbresëlënës për Kobe Bryant, nga një sensacion në shkollën e mesme – në një ikonë të NBA

“Kam lexuar një thënie, një punë të vogël rreth Kobe Bryant dhe nëse duhet të flisni për këtë, për disa shembuj të profesionalizimit dhe një fituesi serik”, ka thënë Special One.

“Kobe është një shembull i mrekullueshëm në sportin e tij, në botën e sportit. Kur ai thotë: ‘Disa persona thonë se jam i vështirë, por unë jam i vështirë vetëm me ata që nuk i ndajnë principet e mija’”.

Lexo po ashtu Momenti pikëllues kur Kobe Bryant i thoshte gazetarit se vajza e tij Gianna do t'i vazhdojë trashëgiminë në basketboll

“Kështu që të gjithë kolegët e tij që ndajnë principet e njëjta, ata e thjeshtë e dashurojnë atë”, ka shtuar më tej Mourinho.

Bryant ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare e që fatkeqësisht me të ishte edhe e bija e tij 13-vjeçare. /Telegrafi/