Telegrafi

Jose Mourinho parashikoi të ardhmen e Xabi Alonsos – portugezi nuk dështon gati kurrë

Pamjet e Jose Mourinhos duke folur për Xabi Alonson janë rishfaqur pas fillimit mbresëlënës të spanjollit si trajner i Bayer Leverkusen.

Kur Alonso u emërua si trajner i skuadrës gjermane, ata ishin në vendin e 17-të në tabelën e Bundesligës.

Tani, pesë muaj më vonë, lojtarët e Alonsos janë në vendin e gjashtë dhe luftojnë për të përfunduar në katërshen e parë.

Lexo po ashtu Xabi Alonso rrëfen se si Ronaldo ia bëri më të lehtë pozicionin e tij te Real Madridi

Të enjten mbrëma, Leverkusen gjithashtu vulosi vendin e tyre në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës pasi mposhti 4-1 skuadrën belge Union St.Gilloise.

Në fillimin e tij të jashtëzakonshëm të jetës si trajner, është rishfaqur një video e Mourinhos që parashikon që Alonso të bëhet trajner.

Duke folur në një konferencë të Top Eleven në vitin 2019, Mourinho deklaroi: “Babai i tij ishte një menaxher, kështu që ai u rrit i ngjashëm me mua. Pastaj ai u bë lojtar – sigurisht shumë më i mirë se unë”.

“Ai u bë një lojtar, një top lojtar. Pozicioni i tij në fushë dhe njohuritë e tij për lojën janë shumë të larta”.

“Ai luajti në Spanjë, në Angli dhe në Gjermani. Dhe ai u stërvit nga Guardiola me Bayernin, nga unë në Real Madrid, nga Ancelotti në Real Madrid, nga Benitez në Liverpool”.

Lexo po ashtu Xabi Alonso thotë për talentin e Leverkusenit se është "Messi i ri"

Mourinho vazhdoi: “Pra, unë mendoj se nëse i bashkoni të gjitha këto, Xabi ka kushtet për të qenë një trajner shumë i mirë”.

Puna e tij në Leverkusen madje ka tërhequr vëmendjen e tifozëve të Liverpoolit, me shumë tifozë që bëjnë thirrje që klubi të punësojë Alonson kur Jurgen Klopp vendos se është koha e duhur për t’u larguar. /Telegrafi/