Telegrafi

Jose Mourinho kritikon lojtarët e fazës së sulmit

Jose Mourinho dëshiron më shumë angazhim nga sulmi i Manchester Unitedit.

Zlatan Ibrahimovic shënoi golin e barazimit nga penalltia kundër Evertonit (1-1).

Mourinho foli për numrin e vogël të golave të ardhura nga Paul Pogba, Marcus Rashford, Jesse Lingard, Henrikh Mkhitaryan dhe Ander Herrera.

“Duhet të jemi më pragmatik dhe të shënojmë më shumë gola me Rashford, Lingard, Mkhitaryan, Herreran, Pogban”.

Lexo po ashtu Manchester United 1-1 Everton, vlerësimet e lojtarëve (Foto)

“Paul ka thyer rekordin e shtyllave, nuk e di sa herë e ka goditur tetë, nëntë, dhjetë herë, por sa gola kemi shënuar nga lojtarët sulmues?”

“Shumë pak”, ka thënë  Jose Mourinho pas ndeshjes.

Unetd ka mbetur prapa Cityt që është në vendin e katërt me katër pikë më shumë. /Telegrafi/