Telegrafi

Jose Mourinho e do Ramseyn

Manchester United po përgatitet para fillimit të edicionit të ri.

Mediat angleze kanë kuptuar se trajneri portugez ka shprehur interesim për transferimin e Aaron Ramsey nga Arsenali.

Mesfushori uellsian po shkëlqen në Euro 2016 me përfaqësuesen e tij, por gjasat për të kaluar në Old Trafford janë aktualisht minimale.

Gjithashtu Djajtë e Kuq po kërkojnë edhe Gareth Balen e Real Madridit. /Telegrafi/