Shënjestra e Manchester Unitedit, Jose Gimenez, është i interesuar që të transferohet në Old Trafford gjatë verës.
Mbrojtësi i Atletico Madridit ka qenë në planet e Jose Mourinhos në verën e kaluar, mirëpo Djajtë e Kuq nuk ia dolën të arrinin marrëveshje me klubin spanjoll për uruguaianin.
Në këtë edicion, Gimenez është paraqitur vetëm në 16 ndeshje, prandaj është duke e menduar largimin.
Sipas the Manchester Evening News, lojtari dëshiron ta shfrytëzojë rastin të punojë me Mourinhon te Unitedi.
Mirëpo, për ta prishur kontratën e Gimenez ekziston klauzola në vlerë prej 65 milionë eurosh. Sidoqoftë, Unitedi do të përpiqet që ta blejë me një shumë më të vogël. /Telegrafi/