Site icon Telegrafi

Josa: Jam shumë i kënaqur me lojtarët, e lejuam Ferizajn të godas vetëm një herë në portë

Trajneri Prishtinës, Mirel Josa e ka vlerësuar lartë paraqitjen e futbollistëve të tij në duelin e fituar në udhëtim ndaj Ferizajt (2-0).

Në intervistën e zakonshme pas ndeshjes trajneri Josa deklaroi se ka mbetur i kënaqur nga angazhimin e futbollistëve të tij.

“Ishte një ndeshje e vështirë duke parë nga aparenca përpara ndeshjes. Duke patur parasysh se si u zhvillua ndeshje duhet të mbetemi të kënaqur, pasi që e kemi kufizuar kundërshtarin në vetëm një goditje drejt portës, kemi patur topin në zotërim në pjesën më të madhe të ndeshjes, por duhej të ishim më efikas para portës edhe pse jo të gjitha rastet mund të konkretizohen”.

“Jam i kënaqur me impenjimin e futbollistëve dhe do të tregohesha hipokrit nëse do të them që nuk jam i kënaqur me skuadrën”, deklaroi Josa për Super Sport Kosova.

Prishtina është e dyta me 59 pikë, tri më pak se Feronikeli. /Telegrafi/

Exit mobile version