Telegrafi

Josa: E dinim si do të luante Ferizaj, u munduam të fitojmë

Mirel Josa është shprehur i zhgënjyer me barazimin 0-0 me Ferizajn si mysafir.

Për skuadrën kryeqytetase ky rezultat mund të quhet dështim, pasi rrezikojnë të humbasin vendin e parë.

Por, Josa thotë se kampionati është i gjatë dhe se ende asgjë s’ka përfunduar.

“E dinim sesi do të luajë kundërshtari. U munduam që të krijonim dendësi për lojtarët që kishim në qendër, por nuk arritëm të krijojmë raste”.

“Por, në të njëjtën kohë, duhej të ishim të kujdesshëm, sepse edhe kundërshtari mund të të godas”.

“S’ka përfunduar ende asgjë, ne do të vazhdojmë punën, është vetëm gjysmë kampionatit”, shtoi ai mes tjerash.

Pas këtij barazimi, Prishtina është lideri në Ipko Superligë me 37 pikë. /Telegrafi/