Modelja shqiptare, Jori Delli, mbrëmë (e hënë) ka qenë e pranishme në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Bukuroshja e njohur shkëlqeu në tapetin e kuq, ndërkohë që ka dhënë dhe një intervistë.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania është pyetur për lidhjen me reperin italian, Fred de Palma.
Ajo thekson se Fred ka qenë ish-i dashuri i saj, me të cilin u pajtua sërish, pas ndarjes së fundit në janar.
“Fred de Palma ka qenë ish-i im, pastaj jemi ndarë dhe jemi rikthyer sërish. Jemi ndarë në janar. Jemi ndarë se kishim shumë arsye, ai kishte një jetë shumë të ndryshme, shumë probleme. Tashmë kemi gjetur një gjuhë të përbashkët. Jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo.
Tutje, Delli theksoi se në të ardhmen planifikojnë dhe të bëjnë një dasmë me tradita.
“Jemi shumë tradicionalë të dy. Të dy duam që të martohemi. Martesa nuk është një gjë, është një gjë që mund të ndodh. Pres një propozim, pastaj një bebe. Po e dua”, vazhdoi ajo.
Jori për publikun u bë e njohur me pjesëmarrjen në edicionin e dytë të Big Brother. /Telegrafi/