Telegrafi

Jori Delli dhe Fred De Palma zyrtarizojnë lidhjen në rrjete sociale, publikojnë fotografi nga pushimet

Foto: Screenshot/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Jori Delli, ditë më parë ka lënë të dyshohet për një lidhje të re dashurie.

Bukuroshja, e rritur në Itali, konfirmoi se po shijon një romancë me reperin Fred De Palma.

Ata tashmë e kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre edhe në rrjete sociale duke publikuar disa fotografi të përbashkëta.

Foto: Screenshot/Instagram

Çifti kanë ndarë disa imazhe nga pushimet, ku shfaqen në disa momente intime me njëri-tjetrin.

Lexo po ashtu Jori Delli sqaron videon virale të të dashurit të saj, në të cilën u tha se ofendoi shqiptarët

Federico Palana (emri i vërtetë) ndërkohë është një reper italian i lindur në Turin.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai tashmë ka qenë pjesë e disa studiove muzikore si: Warner Music Italy, Roccia Music, Trumen Records, SAIFAM etj.

Jori nga ana tjetër këtë vit mori vëmendje për shkak të pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Albania 2. /Telegrafi/