Një ditë pas ngjarjes së ndodhur në Palasë të Himarës, ku një i sëmurë mendor i preu kokën një fëmije 12 vjeç, drejtori i Spitalit Psikiatrik të Vlorës, Kujtim Llapi, jep detaje në lidhje me kurimin e autorit të krimit.
Në një prononcim për “News 24”, Llapi thotë se autori i krimit makabër ka qëndruar rreth 10 ditë në spital vitin e kaluar. “Jorgo Zani erdhi në Spitalin Psikiatrik më 26 tetor 2015. Zani shoqërohej nga infermieri i qendrës së Palasës.
Sipas shoqëruesve, Zani nuk kishte precedent penal. Jorgo Zani qëndroi në spital deri në 5 nëntor 2015. Ai u nxor nga spitali nga babai i tij, Petro Zani”.
Ndërkohë, banorët e zonës thonë se Zani sillej në mënyrë agresive dhe për këtë ata kishin vënë në dijeni më shumë se njëherë./Shekulli/