Site icon Telegrafi

Jorge Mendes konfirmon se Lamine Yamal do të nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën

Agjenti i Lamine Yamal, Jorge Mendes, ka konfirmuar se ylli i Barcelonës do të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin katalunas.

Yamal ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të Barcelonës këtë sezon dhe rritja e tij ka bërë që drejtuesit e klubit të synojnë blindimin me kontratë të re.

Kushtet e nënshkruara më para me Yamal kanë qenë për një adoleshent, por tani synohet një kontratë e madhe fitimprurëse.

Kjo kontratë do të nënshkruhet së shpejti pasi një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, Jorge Mendes.

Lexo po ashtu Jorge Mendes jep deklaratën e madhe: Lamine Yamal do ta fitojë Topin e Artë vitin e ardhshëm

“Lamine Yamal me siguri do të nënshkruajë kontratë të re me Barça”, konfirmoi fillimisht Mendes.

“Lamine duhet të qëndrojë te Barcelona. Nuk mund të them se kur, por patjetër do të ndodhë”.

“Ai pati një 2024 fenomenal dhe për mua ai ishte lojtari më i mirë në botë vitin e kaluar me Spanjën dhe Barçën”, përfundoi agjenti i njohur. /Telegrafi/

Exit mobile version