Sipas raportimeve, Ansu Fati do të largohet nga Barcelona nëse nuk merr më shumë minuta.
Talenti i mrekullueshëm shpërtheu në skenë si një 16-vjeçar, por ka vuajtur nga disa lëndime që nga inkuadrimi i tij në skuadrën e parë të katalunasëve.
Tani 19 vjeç, Fati ka arritur të qëndrojë në formë deri më tani këtë sezon, por i janë dhënë vetëm dy startime në La Liga nga trajneri Xavi.
42-vjeçari ka opsione të shumta në krahë, duke përfshirë Ferran Torres, Raphinha, Ousmane Dembele dhe Memphis Depay.
Sipas transmetuesit spanjoll Radioestadio Noche, agjenti i Fatit, Jorge Mendes ka kërcënuar se do ta çojë klientin e tij diku tjetër nëse ai nuk merr më shumë minuta.
Ata shtojnë se drejtuesit e Barçës janë “paralajmëruar” për situatën. Nuk ka shumë kohë që lojtari i talentuar e ka rinovuar kontratën e tij me klubin.
Ai ka kontratë me gjigantët katalanas deri në vitin 2027, me Barçën që posedon edhe opsionin për të zgjatur qëndrimin e tij deri në vitin 2029.
Pavarësisht pozicionit të fortë të klubit, përfaqësuesit e Fatit mund të përpiqen ende të rregullojnë situatën, nëse Xavi nuk i jep më shumë minuta. /Telegrafi/