Site icon Telegrafi

Jorge Mendes jep deklaratën e madhe: Lamine Yamal do ta fitojë Topin e Artë vitin e ardhshëm

Lamine Yamal është padyshim talenti më i madh në botë dhe e ardhmja e Barcelonës.

Ylli katalunas sapo ka mbushur 17 vite dhe po mahnitë të gjithë me paraqitjet e tij fantastike si me Barcelonën ashtu edhe me Kombëtaren e Spanjës ku u shpall kampion i Evropës.

Sulmuesi anësorë ka fituar ‘Golden Boy’, derisa në garën për Topin e Artë ishte i teti në renditje.

Lexo po ashtu A do të rinovojë apo jo Yamal me Barcelonën? Agjenti Mendes jep lajmin e pritur

Agjenti i tij, Jorge Mendes ka dhënë deklaratën e madhe duke thënë se Yamal do ta fitoj Topin e Artë vitin e ardhshëm.

“Lamine Yamal, ju do ta fitoni Topin e Artë vitin e ardhshëm”, iu drejtua Jorge Mendes gjatë galës së Golden Boy sulmuesit anësorë.

“Lamine Yamal është lojtari më i mirë i ardhshëm në botë”, tha Mendes.

Lexo po ashtu Barcelona konfirmon lëndimin e Yamal dhe zbulon sa kohë do të mbetet jashtë fushave

Lamine fitoi Golden Boy për 2024 me diferencën më të madhe në histori.

17-vjeçari këtë edicion në 21 ndeshje zyrtare ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar 12 asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version