Site icon Telegrafi

Jorge Mendes ia ofron Napolit shërbimet e Ronaldos

Jorge Mendes thuhet se i ka ofruar Napolit shërbimet e Cristiano Ronaldos në një përpjekje për t’i gjetur klientit të tij një largim nga Manchester Unitedi.

Ylli 37-vjeçar portugez është qartësisht i gatshëm për një largim nga Djajtë e Kuq këtë verë, pasi ai kërkon të vazhdojë dominimin e tij individual në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, deri më tani asgjë nuk është materializuar, me klubet kryesore si Bayern Munich, Chelsea dhe Paris Saint-Germain të fokusuar në objektivat më të rinj.

Lexo po ashtu “CR7 nuk është i mirëpritur”, tifozët e Atletico Madridit shfaqin pankartën që tregon se nuk e duan Ronaldon

Sipas gazetës spanjolle AS, Mendes së fundmi ia ka ofruar Ronaldos disa klubeve nëpër Evropë, përfshirë Napolin.

Ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, por një lëvizje në një numër skuadrash të përshtatshme tashmë është përjashtuar, duke kufizuar disi opsionet e tij.

 

Manchester Unitedi do të ishte i gatshëm ta dërgonte atë në huazim, por pengesa më e madhe për momentin është paga e tij, e cila do të kushtonte të paktën 8 milionë euro neto në sezon.

Ndërsa një marrëveshje duket mjaft e pamundur në këtë fazë, dështimi i Napolit për të nënshkruar me Paulo Dybala do të thotë se ata kanë ende disa burime në dispozicion. /Telegrafi/

Exit mobile version