Legjenda e UFC-së, Jorge Masvidal ka njoftuar tërheqjen e tij nga UFC pasi pësoi një humbje nga Gilbert Burns në UFC 287.
Masvidal dhe Burns kanë dhuruar spektakël në meçin e zhvilluar në Kaseya Center të Miamit, në kategorinë ‘welterweight’.
Megjithatë, pas tre raundeve të zhvilluara, fitoren në fund e mori Burns me vendim unanim të gjyqtarëve.
Gilbert gets the W!!@GilbertDurinho takes the unanimous decision over Jorge Masvidal in our #UFC287 co-main pic.twitter.com/hd0oG6GMwE
— UFC (@ufc) April 9, 2023
Fillimi i meçit ishte i çuditshëm nga të dy luftëtarët që asnjëri nuk dëshironte të angazhohej shumë me goditjet e tyre.
Amerikani 38-vjeçar i bëri disa kombinime goditjesh brazilianit për kënaqësinë e turmës në palestër, por Burns u kthye me disa goditje tjera me dorën e tij të djathtë duke siguruar raundin.
Në raundin e dytë, braziliani ishte më i fortë duke dhuruar goditje tjera të forta me të djathtën, ku i dhe edhe një goditje brutale Masvidalit në kokë, goditje e cila gati e rrëzoi.
Në raundin e tretë, Masdival dukej se dëshiron të rikthehet në meç dhe të tentoj fitoren me disa goditje, por Burns u mbajt mirë dhe ia ktheu me të njëjtën monedhë.
https://twitter.com/FireMMAVid/status/1644919164107145216
Braziliani dha disa goditje të rënda kundër kundërshtarit të tij me Masvidal që shihej thuajse i dorëzuar, por arriti të qëndrojë në këmbë pavarësisht se pësoi një sasi të madhe goditjesh të konsiderueshme me kokë.
Kështu, lufta përfundoi pas tre raundeve dhe fitorja për Burns erdhi vetëm me vendim të gjyqtarëve, të cilët unanimisht votuan në favor të brazilianit.
After a storied career in the fight game, @GamebredFighter is calling it a career
THANK YOU JORGE 🙌 #UFC289 pic.twitter.com/XrpDQiTEpl
— UFC (@ufc) April 9, 2023
Kjo nuk ishte e tëra pasi pas humbjes, Masvidal foli me Joe Rogan dhe njoftoi pensionimin nga UFC.
“Nuk ndihem më njësoj kur hyj këtu, kanë kaluar 20 vite të gjata”, tha Masvidal me rastin e pensionimit. /Telegrafi/
Jorge Masvidal calls it a career at #UFC287 👏 pic.twitter.com/3bWvUsVXWL
— ESPN (@espn) April 9, 2023